Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se shumë zona në veri të vendit janë të izoluara për shkak të bllokimit nga dëbora.
Zonat më të prekura nga moti i keq dhe bllokimet, sipas tij janë në Shkodër, Kukës dhe në Dibër, ndërsa po punohet intensivisht për hapjen e akseve rrugore me probleme.
"Problematikë shumë e rëndë është në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe të Shkodrës, ku shumë njësi janë të bllokuara totalisht" tha ai.
Dashamir Xhika theksoi gjithashtu se do të merren masa për cdo shkelje nga kompanitë që nuk kanë ndërhyrë.