50 milionë euro për 1% humbje, OSHEE rishikon objektivat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rishikuar objektivat e vendosur me programin e Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit, duke parashikuar që vetëm në 2021 humbjet teknike do të arrijnë në 16.5% nga 25% që janë aktualisht.Ndonëse ky objektiv duhet të arrihej në qershor të këtij viti, drejtuesit e kompanisë thonë se treguesit e parashikuar ishin bazuar në të dhëna jo të sakta. Vetëm për të ulur humbjet me 1%, kompania duhet të investojë rreth 50 mln euro.Programi me Bankën Botërore është rishikuar pasi në fillim të 2014 kohë kur nisi ky program nuk kishte të dhëna të sakta. U bë dhe një auditim i kompanisë dhe këto tregues u certifikuan. Ndaj në 2021 treguesi i humbjeve do të ulet në 16.5 %. Ndërsa kemi llogaritur që nevojiten gjithsej 220 mln euro për të ulur humbjet në këtë nivel.-shprehet Ardian Çela.Por paralelisht me këtë situatë, borxhi i keq i kompanisë nuk ka shënuar përmirësim në totalin e tij, duke qëndruar në afro 72 mld lekë. Sipas drejtuesve të kompanisë, ndikim në këtë tregues ka dhënë mospagesa nga institucionet buxhetore.Kemi një përmirësim të borxhit nga ana e familjarëve si dhe nga ana e biznesit. Por nuk kemi një përmirësim nga ana e buxhetorëve. Këtu mund të evidentojmë shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve të cilat vijojnë të mbeten problematika dhe është një çështje që ka mbetur pa zgjidhje-vijon më tej Çela.Por ndonëse shumë prej abonentëve nuk i vjen fatura e energjisë në shtëpi, kompania OSHEE sqaron se ky është një problem i postës shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form