"28 milionë euro për fushate" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit është nje prej fushatave me te shtrenjta qe partitë politike kane zhvilluar gjate viteve te fundit. Fushata e dy partive te mëdha këshillohet nga emrat me te njohur te realizimit te këtyre lloj aktiviteteve ne Britaninë e Madhe dhe ne Shtetet e Bashkuara, spotet publicitare bombardojnë shikuesit ne çdo ekran apo faqe internet, eventet organizohen vetëm me regji qendrore, ndërkohe qe kësaj i shtohen edhe banerat, qe tashme i sheh ne çdo rruge kryesore. I gjithë ky imazh i kuruar deri ne detaj i partive dhe kandidateve, risjell shqetësimin e analisteve dhe politologëve për transparencën e fondeve qe përdoren ne fushate. Sipas Krasniqit pavarësisht presionit te faktorit ndërkombëtar, partitë politike me konsensus janë kujdesur qe informaliteti ne financat e partive te mbijetoje. Sipas Çipes problematika e financimit te partive është një nga çështjet me shqetësuese te fushatave zgjedhore, dhe për këtë, përgjegjësi kane edhe institucionet, si Prokuroria apo ILDKP, te çilet asnjëherë nuk kontrollojnë dhe hetojnë, pavarësisht se shpenzimet e kandidateve dhe partive janë tejet te pajustifikuara. Ne nje llogari te thjeshte shpenzimet minimale ditore te nje partie politike ne ketë muaj shkojnë rreth 42 mije euro, nëse këtu llogarisim vetëm përkujdesjen e tyre për produktin, qe del ne televizione. Secila prej 2 partive te mëdha ka minimalisht 4 aktivitete ne dite, qe realizohen me regji qendrore e cila kushton rreth 3 mije euro. Secila prej partive te mëdha transmeton rreth 10 spote elektorale ne dite dhe ne televizione te ndryshme ne orare te ndryshme transmetimi in je spoti kushton nga 300 euro deri ne 6 mije euro apo edhe me shume. Ne rast se përllogarisim vlerën minimale te një spoti 300 euro qe transmetohet 10 here ne dite ne 10 ekrane televizive, partitë kryesore politike shpenzojnë minimalisht 30 mije euro ne dite vetëm për publicitetin, shifra këto qe tregojnë se te pakten forcat politike nuk janë ne krize ekonomike

Share This Video


Download

  
Report form