?Rruga nga Boga në Qafë Thorë nuk mund të hapet?. Kështu shprehet Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, pasi atje dëbora shkon deri në gati dy metra.
Në këtë mënyrë deri në muajt e pranverës banorët e Thethit në Dukagjin nuk do të mund të kalojnë nga ai aks rrugor.
Marinaj foli edhe për situatën e përgjithshme në Malësinë e Madhe duke thënë se po punohet për hapjen e të gjitha rrugëve.