Mbyllet deri të hënën bashkia Malësisë së Madhe. Tre punonjëse, të cilat janë dy sekretare dhe një shef shërbimi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërkohë që priten përgjigjet për 6 të tjerë që kanë pasur kontakte.
Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të rihapet sërish ditën e hënë, pra sot zyrat janë mbyllur, plus fundjavën.
Deri me tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID, një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura.
Numri i të prekurve tashme shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 6 të tjerë.