Trashësia e dëborës në zonat rurale të Kukësit i kalon 1 m. Emergjencat Civile kanë njoftuar situatën e fundit në të gjithë qarkun. Rrugët nacionale, Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë, rrugët nacionale Kukës janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Rruget nacionale Hasjane te kalueshme pa zinxhirë. Rrugët nacionale Tropojë jane të kalueshme pa zinxhirë. Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë për kriposje 19 mjete. Sa i takon rrugëve rurale janë të blokuara Njësia Administrative Arren, Zapod, Kalis dhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të thella të Nj. Ad. të Surrojt, Malzi, Bicaj e Bushtricë. Është hapur rruga që lidh Nj. Ad. Gryke-Qaje me rrugën nacionale dhe rruga që lidh Kukësin me Shishtavecin dheTopojanin. Në Tropojë janë të bllokuara fshatrat e lartesive të NjA Lekbibaj. Mjetet qe po punojne per hapjen etyre jane 4 borepastruese e 3 Fadroma. Bashkia Has: Të gjitha rrugët rurale janë të hapura. Sa i takon furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të 5 fshatratrave të Njësisë Administrative Malzi si Shemri, Petkaj, Dobrush, Gdheshte, Pistë NjA Malzi dhe Fshati Mamez Nj Ad. Kolsh B.Kukes, i gjithë qarku furnizohet rregullisht.