Cili eshte qëndrimi i Gent Cakajt per kufirin Kosove-Serbi?

RTV KLAN 2019-01-11

Views 0

Presidenti Meta refuzoi ta dekretojë si ministër të Jashtëm Gent Cakajn, me argumentimin se qëndrimi i tij për korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte në kundërshtim me politikën e jashtme të Shqipërisë. Kreu i shtetit e mbeshtet argumentin e tij në një deklaratë të Cakajt të bërë në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Deklarata e bërë në këtë emision është interpretuar në forma të ndryshme. Por i propozuari për ministër të Jashtem ka folur edhe herë të tjera për korrigjimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, duke shprehur qartësisht qëndrimin e tij kundër.

Ja çfare thotë ai në emisionin ?Interaktiv? në televizionin kosovar 'Kohavizion', të datës 26 Tetor të vitit 2018.

"Kur është folur për këmbimin e veriut të Kosovës me jugun e Serbisë, kjo ka qenë kategorikisht e përjashtuar. Diferencimi fizik nuk nënkupton stabilizim të marrdhënieve ndëretnike, përvoja me Mostarin, Belfastin, me Jeruzalemin. Nëse kufiri ndahet në lumin Ibër, kjo natyrisht që do të kishte pasoja fatale për Kosovën dhe është kategorikisht e refuzuar. Pozicionimi ndërkombëtar ka qenë për ruajtjen e integriteteve territoriale ashtu siç janë paraparë në procesin e integrimit dhe ashtu siç ekzistojnë në kuadër të formulës së Ballkanit Perëndimor".

Cakaj, siç rezulton nga kjo deklaratë publike e tij, është në të njëjtën gjatësi vale me pozicionin e ndërkombëtarëve për kufirin Kosovë ? Serbi. Edhe në emisionin Zona e Debatit, Cakaj shprehet kritik me korrigjimin e kufijve, duke kërkuar një vëmendje maksimale se si do të manifestohet kjo çështje në shtetet e tjera.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form