Pjesa e dyte Dt 10 Janar Në emisionin e sotëm të "Pa gjurmë" është prezantuar historia e Fatmir Koni me origjinë nga Shkodra, i cili pas 63 vitesh është në kërkim të rrënjëve biologjike.
Fatmiri ka një nga ato histori, që i përkasin ironisë së fatit, që të kthejnë afro 63 vite më parë. Që kur ishte ende letant Fatmiri dërgohet në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Një vit më pas kur Fatmiri ishte afro 2 vjeç birësohet nga një familje nga Manëza e Durrësit, Kadri dhe Dije Koni.
Kjo familje kishte pësuar dramë në jetëtn e tyre, pasi Dije i kishte humbur fëmijët njëri pas tjetrit dhe nuk mund të bëhej më nënë. Fatmiri sikundër kishte emrin solli një fat të mbarë në familjen Koni, pasi iu dha atyre dritë në sy që të mund të prindëronin edhe ata si në çdo familje tjetër.
Kadriu dhe Dija punonin në kooperativë në atë kohë, ndërsa Fatmiri rritej. Familja vijonte jetën normalisht, por me rritjen e Fatmirit lindi dhe dilema nëse duhej thënë e vërteta e jetës së tij. Ai nuk e dinte se ishte një fëmi i birësuar, deri atëherë kur ishte në shkollën 8-vjeçare dhe dëgjonte nga shokët e tij, që flisnin me njëri-tjetrin, duke pëshpëritur se Fatmiri ishte djali i birësuar në familjen Koni.
Me të mbaruar shkollën nis punë si centralist, ndërsa në të njëjtën kohë ndiqte shkollën e mesme natën. Në moshën 18-vjeçare ndërsa bën disa dokumenta arrin të zbulojë të dhëna nga prindërit biologjik.
Pas këtij episodi Dija, nëna që e rriti i tregon të gjithë të vërtetën e birësimit. Kur Fatmiri mbushi 20-vjeç njihet më Feriden, bashkëshorten e ardhshme dhe në vitin 1975 vendosin të martohen. Nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë Shqiponja, Gëzimi dhe Lavdija. Të vetmen gjë që Fatmiri ka mundur të mësojë është se ai u lind nga nëna Gjyle me baba Ram nga Shkodra. Ai u lind pikërisht në këtë qytet. Sot që ai është bërë gjysh është ende në kërkim të rrënjëve biologjike.