Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një grua është prej 4 vitesh në shtrat pasi ka pësuar dëmtim të shtyllës kurrizore. Gruaja ka ndihmë vetëm dy vajzat e saj të mitura, të cilat kujdesen prej 4 vitesh për të.
Mes lotësh, ato rrëfejnë për mikrofonin e BOOM në Ora News, dëshirën e vetme që ata kanë.
-Sa vite jeni e sëmurë?
Gruaja: Katër vite! Rrëshqita nga shkallët dhe rashë.
-Nuk mund të lëvizni?
Gruaja: Jo! Kam thyer kurrizin. Më ndihmojnë fëmijët e mi. Dy gocat.
Gazetarja: Sa vjet ke që i shërben?
Vajza: Katër vjet. Isha 11 vjeçe. I mjekoj plagët. I jap ilaçet. Ka plagë pasi katër vite është në kateter dhe atë e ndërroj unë. Do të doja ta shihja edhe një herë jashtë si gjithë të tjerët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vajzat-e-mitura-behen-infermiere-te-nenes-se-tyre-qe-nuk-leviz-nga-shtrati-prej-4-vitesh