Stop- Para dhe seks, dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Hysi!(10.01.2019)

RTV KLAN 2019-01-10

Views 6

Emisioni ?Stop? publikon sot dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe seksual të gjyqtari të Fierit, Roland Hysi. Pas transmetimit të rastit të parë, në sekretarinë e redaksisë, kanë vërshuar dëshmitë për Hysin. Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfond seksual, duket se kanë qenë kod sjelljeje, për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Mecani. Një zonjë dëshmon, se u detyrua t?i jepte Roland Hysit 5 000 euro për të kundërshtuar një akt përmbarimor. Ndërsa zonja e dytë tregon, se u përball me Roland Hysin për një gjyq divorci dhe kujdestarie fëmijësh me ish-bashkëshortin. Hysi e coi në hotel dhe i kërkoi dyfishin e tarfiës, kur zonja refuzoi raportin seksual me të.

Share This Video


Download

  
Report form