Report TV - Fshehu provat për korrupsionin e gjyqtarit, dosja 'Thanza' rrezikon prokurorin Beluri

Report TV 2018-07-11

Views 8

Pas seancës së Vettingut për gjyqtarin Admir Thanza, i cili rezultoi se kishte fshehur një dënim dhe kishte dyshime se ishte përfshirë në një vepër penale të korrupsionit në sitë kaloi dhe prokurori Kosta Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme.

Beluri rezulton se në 2016 ka hetuar pikërisht një procedim, ku i përfshirë ishte dhe gjyqtari Thanza, i cili dyshohej se kishte marrë para nga bashkëshortja e një kreu hipoteke në Shkodër, i cili ishte në hetim.

Beluri, i cili kaloi pa problem testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës, u përball me komisionin e Vettingut pikërisht me dosjen hetimore që ai kishte pushuar, ku i përfshirë ishte dhe gjyqtari Thanza.

Sipas hetimit të KPK-s, çështja që kishte pushuar Beluri nisi me hetimin dhe vendosjen nën masë sigurie për veprat penale të ?shpërdorimit të detyrës? dhe ?kallëzimit të rremë? të drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër. Bashkëshortja e këtij të fundit, noterja me inicialet L.H. shfrytëzoi lidhjet e saj me njerëz të sistemit të drejtësisë për të shmangur arrestimin e të shoqit.

Duke iu referuar materialeve të dosjes, relatorja Bekteshi shpjegoi se noterja L.H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe filmuar nga Forca Operacionale e Policisë së Shtetit, teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza. Në të dyja rastet, noterja është parë të shkëmbejë para. Prokuroria ka përgjuar gjithashtu një bisedë të dyshimtë telefonike pas takimit të noteres me gjyqtarin Thanza.

Biseda e kryer mes një personi të vetëquajtur Maurizio dhe një numri telefonik me 11 në fund, që u la të kuptohej se i përkiste ish-drejtorit nën akuzë të Hipotekës, rrotullohej rreth shprehjes: Pallati bënte 50 mijë euro!

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS