#oranews

Situata e motit në vend" /> #oranews

Situata e motit në vend"/>

Ora News – Bora "pushton" vendin, apeli i Xhaçkës: Evitoni daljet nga shtëpitë

Ora News Lajme 2019-01-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Situata e motit në vend pritet që të jetë jo e qëndrueshme edhe në 24 orët e ardhshme. Në një dalje për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe se qarqet më të prekura nga reshjet e dëbora janë Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.

Xhaçka: Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë?Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe njw pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan. Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë vetëqeverisjes vendore.

Ministrja i bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat malore që të vitojnë daljet nga shtëpitë e tyre.

Xhaçka: Siguria juaj është misioni ynë parësor. Ndaj do të kërkonim të evitonit daljet e panevojshme nga shtëpitë. Për të gjithë ju, që keni nevojë për asistencë, duhet t?i drejtoheni ambienteve të përshtatshme të ngritura nga pushtetit vendor në raste emergjencash, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose tu drejtoheni shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bora-pushton-vendin-apeli-i-xhackes-evitoni-daljet-e-panevojshme

Share This Video


Download

  
Report form