Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e borës kanë pushuar por ia kanë lënë vendin ngricave. Nga sinoptikanët parashikohet që dita e sotme të jetë më e ftohta.
Në Kukës, Bulqizë dhe Korçë prezenca e akullit ndodhet edhe në rugë dytësore të qyteteve ndërsa janë të lira akse nacionale pasi mbahen nën monitorim.
I gjithë qarku i Dibrës është pushtuar nga ngricat. Zonat rurale nuk komunikojmë me qendrat.
Rrugët nacionale janë të kalueshme. Në Bulqizë rrugët e brendshme të qytetit janë të pushtuara nga akulli trashësia e të cilit arrin në 15 cm, ndërsa temperaturat shkojnë deri në ? 15 gradë celcius. Në Bulqizë banorët po përballen dhe me mungesë të ujit të pijshëm
Në Korçë temperaturat kanë shkuar deri në -10 gradë celcius. Edhe në qytet kriposja e rrugëve kryesore të qytetit ka shmangur krijimin e akullit, por në rrugët dytësore nuk është evituar krijimi i akullit duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve. Ndërkohë është reduktuar procesi mësimor pothuasje në të gjithë qarkun e Korçës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bora-i-le-vendin-ngricave-ne-korce-kukes-e-diber-ne-disa-zona-mbyllen-shkollat/