Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE vetëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, alternativë tjetër nuk ka, kështu porositi ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Belji, i cili edhe njëherë shprehu mbështetje e SHBA-ve për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Ndërkohë amnistinë e dhunuesve të 27 prillit Bejli e vlerësoi si vendim të rëndësishëm politik, duke nënvizuar se gjyqësori nuk duhet të ndikohet nga politika.