Report Tv - Manastirliu prezanton ndryshimet në Kuvend: Forcojmë ligjin kundër dhunës ndaj grave

Report TV 2018-06-19

Views 1

Ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare do të parashikojë urdhrin parakrak të menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, duke garantuar mbrojtje për gratë e që përballen me dhunën në familje, që në momentin e parë të denoncimit në polici.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezanoi në komisionin e Ligjeve në Kuvend ndryshimet ligjore, të parat që jetësojnë ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, thuhet nënjoftimin e ministrisë.

Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar 1780 raste dhune dhe krime të tjera në familje. Për të përafruar legjislacionin shqiptar me standardet më të mira ndërkombëtare por mbi të gjitha, në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, propozojmë ndryshime thelbësore në ligjin ?Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare?, për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna.

Ogerta Manastirliu gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionin e Ligjeve në Kuvend

Share This Video


Download

  
Report form