TIRANË- Në emisionin e sotëm të ?5 pyetje nga Babaramo?, i ftuar në studio ka qënë student i Universitetit të Arteve për Komunikim dhe Dizajn, Olgert Rakipllari.
I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, student ka folur lidhur me arsyen e nisjes së protestës, shkarkimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla nga kryeministri Edi Rama dhe vijimsinë e protestës.
Gjatë fjalës së tij në studio, Olgert Rakipllari u shpreh se studentët nuk kërkuan as shkarkimin e Nikollës dhe as rrëzimin e kryeministrit Rama por vetëm plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim më të mirë. Ndër të tjera ai ka shtuar se protesta e studentëve do të vijojë dei në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre duke u bërë thirrje për t?ju bashkuar protestës edhe studentëve të rretheve.