Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve
Ora news sjell dëshminë ekskluzive të njërit prej të aksidentuarve të aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë.
Mënyr Lamaj tregon se kishin shkuar për t'i dhënë ndihmë djalit të xhaxhait i cili ishte aksidentuar kur një makinë erdhi me shpejtësi dhe i mori përpara.
"Na erdhi makina na mori ballë përballë. Ne shkuam sepse kishin goditur kushëririn, Durimin. Njoftuam ambulancën dhe vajtëm për ti dhënë ndihmën e shpejtë.Vajtëm atje dhe na mori makina ballë për ballë. Ishte me shpejtësi të paparë, as frenim..
Ai tregon se mes turmës ishte dhe djali i tij dhe vëllai, Haxhiu. Fatmirësisht djali ka shpëtuar ndërsa vëllai i tij ndodhet ende në spital.
Gjendja e te plagosurve
Një nga 5 të plagosurit e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e 6 janarit në aksin rrugor Levan-Tepelenë është transferuar për në Tiranë për një mjekim më të specializuar për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore.
Mësohet se Jorgo Meraj është i aksidentuari i transferuar në Tiranë, ndërkohë Haxhim Lamaj dhe Agron Cacolli ndodhen në reanimacionin e spitalit të Fierit por janë jashtë rrezikut për jetën.
Mënyr Lamaj ka dalë nga rreziku dhe ndodhet në pavion në spitalin e Fierit.
Aksidenti i rëndë i mori jetën Fetah Shahja 64 vjeç, banues në Tiranë dhe Durim Lamaj 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekskluzive-flet-i-plagosuri-i-aksidentit-te-rende-shkuam-te-shpetonim-kusheririn-na-mori-makina-para