Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Djalin ma mori në qafë mbesa". Fetie Grembi, nëna e Emiljano Grembit i akuzuar për grabitjen e karburanteve në Fier së bashku me kushërirën e tij Anna Malaj, thotë se djali i saj është i pafajshëm.
"Djali eshte i pafajshëm. E ka marrë në qafë Anna. E kam nxjerr disa herë nga shtëpia mbesën. Nuk me pelqente çfare bente".
Fetija thotë se Anna është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, ndërsa ka jetuar dhe në Gjermani.
Ajo shton më tej se është në gjendje te veshtire ekonomike dhe i biri nuk është marrë me këto gjëra për të cilat akuzohet.
Gjykata e Fierit pritet të japë masën e sigurisë për 31-vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç.
Dy të rinjtë akuzohen për grabitjen e tre karburanteve në Fier e Mallakastër. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flet-nena-e-22-vjecarit-djalin-ma-mori-ne-qafe-anna-e-kam-nxjerre-disa-here-nga-shtepia