Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
80 vite të jetës artistike të Teatrit Kombëtar sot janë në hije. Madje kjo godinë arti edhe pse ka gjeneruar plejada të tera artistësh, tashmë rrezikon të shembet në zbatim të ligjit të ri. Artistët kanë zgjedhur një protestë ndryshe në këtë datë, duke lënë mënjanë protestën dhe festuar festuar për gurin e parë të themelit.
Neritan Licaj: Është një protestë festive, ne festojmë rezistencën e Teatrit. Si sot 80 vite më parë është hedhur guri i parë i themelit.
Gentian Zenelaj: Kemi ardhur këtu për të protestuar, por më shumë për të festuar. Festa jonë do jetë një protestë më e madhe.
Aktorët shprehen se Teatri Kombëtar dhe ai eksperimental janë në gjendje të amortizuar sepse janë hequr fondet e mirëmbajtjes dhe investimit.
Robert Budina: Që nuk do ta shembte dot sepse ka të bëjë me sensibilitetin dhe ndjenjat e popullit, kulturën e tij dhe jo thjesht me ca artistë të çmendur që duan të mbajnë një karakatinë në këmbë, por ka të bëjë me shembjen e kulturës. Nuk do të thotë që ti ta kesh kulturën të lavdishme, rëndësi ka që ajo ka ekzistuar dhe ti duhet ta ruash.
Edhe pse kjo godinë është hequr nga lista e monumenteve të mbrojtura të kulturës, shfaqjet vazhdojnë ende, madje aktorët dhe artdashësit janë të vendosur ta mbrojnë teatrin deri në fund.
Teatri Kombëtar është ndërtuar në vitin 1939 duke i mbijetuar pushtimit italian, regjimit komunist dhe viteve të tranzicionit demokratik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/feste-dhe-proteste-80-vjetorin-e-themelimit-te-teatrit-kombetar