Ora News - Sekuestrohet 4.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, destinacioni në Itali

Ora News Lajme 2019-01-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një sasi prej 4.5 kg heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit. Lënda narkotike u zbulua në një kamion me targa AA 519 TJ që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Droga kishte destinacion Italinë dhe u zbulua nga qeni antidrogë.

Mësohet se lënda narkotike u gjet në kabinën e kamionit, në një çantë që mbante drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Bledar Shqarthi 29 vjeç nga Durrësi.

Droga ishte e ndarë në 8 pako të mbështjellë me natriban.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar agjentet antidrogë, të cilët ushtruan kontrolle të imtësishme.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, të cilin e mori në pyetje, për të zbuluar më tepër rreth drogës dhe kush është rrjeti i trafikut.

Drejtuesi i kamionit nuk ka dhënë informacion për drogën-Por nga burime mësohet se 29-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me agjentët e policisë, por i është përgjigjur vetëm pyetjeve për emrin, destinancionin ku do shkonte dhe vendin ku ai punonte.

Policia ishte në dijeni të rastit-Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se policia ishte vënë në dijeni në lidhje me këtë trafik të lëndëve narkotike.

Kamioni ishte i ngarkuar me konfeksione dhe kishte destinacion veriun e Italisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohet-droge-ne-portin-e-durresit

Share This Video


Download

  
Report form