Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Kraja, aty ku jetojnë të vetëm çifti i bashkëshortëve 55 dhe 57 vjeçar.
Ditët e ftohta të dimrit po i sfidojnë në një banesë gjysëm të rrënuar që vetëm emrin ka të tillë, pranë një sobe me dru që ja kanë dhuruar.
Derën e hekurt të shtëpisë që ndodhet në lagjen ?Draçin? të Shkodres na e hap kryefamiljarja invalide Servet Kraja, 55 vjeçare.
Na fton në dhomën ku jeton me bashkëshortin i cili nuk gjendej në shtëpi kur kamera e Ora News ndodhej aty, pasi kishte dalë për të siguruar medikamentet për bashkëshorten.
Në 4 muret e dhomës ku kalojnë ditët dhe netët ky çift, dallohet qartazi varfëria dhe kushtet e vështira të jetesës.
Serveti na tregon mes dhimbjes se ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh të reja është burimi i vetëm i të ardhurave, si dhe ndihmat e familjeve bamirëse që ka Shkodra.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-cifti-i-moshuar-e-i-semure-jeton-ne-shtepine-e-rrenuar