Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jeton me 9 mijë lekë të reja në muaj së bashku me bashkëshortin e paralizuar, por prej 2 ditësh 75 vjeçares Hajrije Hebaj i duhet të mbajë edhe barrën e mungesës së energjisë elektrike, duke ja kthyer jetesën si në periudhën e mesjetës.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike i ka ndërprerë kësaj familje dritat në fshatin Boriç i Madh të rrethit Malësi e Madhe, duke e nxjerrë debitore në shumën 8 milion lekë të vjetra. E moshuara thotë se me këto kushte në të cilat jeton nuk e di si e ka harxhuar këtë shumë, ndërsa deri pak muaj më parë ajo ka paguar rregullisht faturat. Apeli i saj ndaj shtetit shqiptar shkon për ndihmë, pasi jetesa në të tilla kushte dhe me bashkëshortin e paralizuar është e pamundur për të.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ciftit-te-moshuar-u-nderpritet-energjia-75-vjecarja-me-burrin-e-paralizuar/