Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
22 vite punë i janë dashur 63-vjeçares, zonja Arapaj dhe bashkëshortit të saj që të ndërtojë këtë banesë, duke pranuar të jetojë në kushte të vështira ekonomike. Sot një projekt i mbajtur i fshehtë do ti shembë të gjithë sakrificat e duke e lënë në qiell të hapur. Të ardhur nga Vlora, familja Arapaj është e përbërë nga 8 persona.
Për Ora News, shprehen të shqetësuar për efektet që do të ketë devijimi i shtratit të Lanës.
Gruaja: Si të dal unë në rrugë me invalidë dhe 4 kurora brenda. Janë katër çuna brenda në shtëpi. Ku të vete unë?
Formularin e bashkisë së Tiranës për marrjen e të dhënave personale e ka plotësuar dhe familja Arapaj, por as kësaj familje nuk i është thënë i qartë motivi.
Gruaja: Nuk ma ka bërë të qartë bashkia. Më kanë ardhur dhe regjistruan emra, kaq. Deri më tani letra në shtëpi nuk na kanë ardhur.
Tashmë misteri i marrjes së të dhënave po zbulohet përmes ndryshimit të rrjedhës së lanës, teksa pjesa më e madhe e banesave në zonë nuk janë të legalizuara, çka e bën të pamundur dëmshpërblimin.
Gruaja: Nuk na kanë bërë legalizimin kaq vite. Kam harxhuar tërë ato lekë në Hipotekë. Vetëm tek Hipoteka kam lënë 800 mijë lekë.
Zonja tregon se të ardhurat nuk janë më shumë se 22 mijë lekë në muaj, të cilat vijnë nga pensioni i saj dhe i bashkëshortit, i cili për 4 vite qendron vetëm në shtratin e dhomës, i paralizuar, për shkak të një aksidenti automobilistik.
Gruaja: Katër vjet e kam çuar në spital. Kam kërkuar kemp por thanë se nuk i takon.
Nga projekti i rehabilitimit të Lanës pritet të shemben 194 shtëpi të tjera duke iu shtuar objekteve që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/devijimi-i-lanes-prek-te-varfrit-kryefamiljarja-ku-te-shkoj-me-burrin-e-paralizuar