http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e krimeve të rënda la në burg pa afat Gazmend Mustën, i cili tre ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit ne ballsh. Ai u shfaq ne kafazin e hekurt i penduar dhe me koken ulur duke treguar rrethanat se si kreu krimin makabër në sy të dy fëmijëve të mitur. 34 vjeçari tha se ngjarja e rende ndodhi pasi e shoqja, Gentjana Çaushaj i kishte kërkuar të shkonte tek i ati në fshatin Drizar të Mallakstrës, dhe se ai nuk kishte qenë dakord me kete kerkese. Gazment Musta i shpjegoi gjykatëses se kohët e fundit kishte probleme të shumta me bashkeshorten, pasi ajo nuk e dëgjonte dhe e kundërshtonte për gjithçka.34 vjeçari i tha gjykates se afro nje muaj me pare bashkëshorja kishte shkuar tek prindërit e saj, duke mos pranuar të kthehej më në banesën e tyre. ?Më kërkonte më shumë liri. Në shtëpi u kthye pas shumë këmbënguljesh nga unë dhe babai im?, u shpreh Musta ne sallen e gjyqit.Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 2 Janarit, ku 34 vjeçari masakroi me thikë bashkëshorten Gentjana Çaushaj, 31 vjeçe, si dhe kunatën e tij 18 vjeçare, Milisa Çaushaj. Pasi kreu krimin Gazment u vetëdorëzua në polici, ku u kishte kërkuar unifromave blu të kujdeseshin për dy fëmijët e mitur.