Ekzekutohet shoferi vrasës i sulmit në Barcelonë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia spanjolle njofton se ka qëlluar për vdekje Yunus Abujakub, terroristin i cili përplasi për vdekje 14 turistë dhe aksidentoi mbi 100 të tjerë në sheshin Las Ramblas ne Barcelonë. 22-vjeçari është ekzekutuar gjatë një operacioni në qytetin Subirats, në perëndim të Barcelonës. Më herët, autoritetet katalanase pohuan se drejtuesi i furgonit që goditi turistët në Barcelonë ishte pikërisht 22-vjeçari maroken Junus Abujakub. Në fillim u dyshua se ai mund të kishte kaluar kufirin për në Francë, gjë e cila kërkoi gatishmërinë e autoriteteve franceze dhe europiane. Gazeta spanjolle ?El Pais? ka publikuar tre foto ku shihet terroriste duke kaluar përmes njerëzve të tmerruar. Rreth 90 minuta pas terrorit në Barcelonë, Junus Aukabir dyshohet se ka vrarë një shtetas spanjoll dhe i ka vjedhur makinën. Të dielën nëna e Junus Abujakub i bëri thirrje atij që të dorëzohej, por shprehu dyshime se 22-vjeçari mund të ishte manipuluar nga një Imam i zonës. Ndërsa policia konfirmoi se Imami i xhamisë ishte larguar që në muajin qershor për një udhëtim të gjatë në Marok. Por dëshmitarët shprehen se ai është parë në Ripoll të martën e kaluar. Policia spanjolle hedh dyshimet se Imami mund të jetë një nga personat që kanë vdekur gjatë shpërthimit në shtëpinë e terroristëve në Alcanar, së bashku me 2 terroristë të tjerë. Rreth 120 bombola gazi u gjetën pas shpërthimit. Bashkëpunëtorët e shoferit të shpallur në kërkim, Musa Oukabir 18 vjeç, Said Allaa, 19 vjeç dhe Mohamed Hichami, 24 vjeç, mbetën të vrarë nga oficerët e policisë në Cambril, ndërsa 4 anëtarët e tjerë të celulës janë në paraburgim. Ndërkohë Barcelona vazhdon ditën e tretë të zisë kombëtare. Qindra njerëz morën pjesë të dielën në meshën ?paqe dhe harmoni? të Bazilikës ?Familia Sagrada? në Barcelonë në nderim të viktimave të sulmit të përgjakshëm.

Share This Video


Download

  
Report form