Ndryshimet në qeveri, Meta nuk liron Bushatin, dekreton emërimin e 4 ministrave, 5 pezull

Report TV 2019-01-05

Views 0

Kryeministri Edi Rama i dërgoi mbrëmjen e djeshme Presidentit Ilir Meta dekretet për ministrat pas ndryshimeve në qeveri. Ndërkohë që mesditën e sotme kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Presidenca deri tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e vendimit. Po sot Meta ka dekretuar emërimin e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit Erjon Braçe, ndërkohë që pesë janë pezull. Ministrat që kanë marrë ?OK?-in e Presidentit janë deputetë, ndërsa për pesë dekretet e tjera Meta ka afat 7 ditë. Burime nga Presidenca pohojnë se për pesë ministrat që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion. Report Tv mëson se para dërgimit të dekreteve, ka pasur edhe një komunikim mes Metës dhe Ramës, një praktikë e re e shtuar për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin e Sandër Lleshajt dy muaj më parë, por ende nuk dihet nëse është diskutuar për mungesën e dekretit të lirimit për Bushatin.

Pas dërgimit të dekreteve, Presidenca ka 7 ditë afat për t?u shprehur, ndërsa parlamenti 10 ditë për t?i votuar. Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar. Ndryshimet në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, kryeministri Edi Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë. Të vetmit ministra që "shpëtuan" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

Share This Video


Download

  
Report form