Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kryeministri Ilir Meta paralajmeron ndryshime të shpejta në qeveri. Ai ka theksuar se këto ndryshime do të mbajne vetëm vulën e tij. Ilir Meta tha se askush nuk mund ti diktoj atij njerzit me të cilët do të punoj.
Kryeministri Ilir Meta:- ?Ndryshimet në qeveri ndodhin çdo ditë në kuptimin se çdo ditë ka gjera për tu përmirësuar në mënyrën e funksionimit të qeverisë, në rritjen e përgjegjësisë së ministrave dhe aftësisë së tyre për të menaxhuar institucionet, që ata drejtojnë. Përditë ka ndryshime të ndryshme në nivele të ndryshme të administratës dhe panvarësisht se për momentin nuk kam ndonjë ide për ndryshimet në qeveri do të jetë vetë rezultati i punës së çdo ministri në sektorin që mbulon, që do të përcaktoj edhe fatin e tij të mëtejshëm?.
Por kush do të vendos për këto ndryshime? Krerët e partive të kualicionit apo vetë kryeministri?
Skender Gjinushi:- ?PSD nuk pranon të tilla marrëdhënie me kërkënd. Marrëdhëniet ne i kërkojmë institucionale dhe çdogjë bëhet në tavolinë?.
Kryeministri Meta mendon ndryshe.
Kryeministri Ilir Meta:- ?Për heqjen e ministrave nuk vendos asnjë lloj tryeze partish por vendos kryeministri dhe presidenti dhe unë nuk do të lejoj asnjë që të cënojë të drejtat kushtetuese të kryeministrit, duke qenë mirënjohës PS për besimin që më ka dhënë dhe Aleancës për shtëtin. Duke pranuar shqetësimet e tyre nuk do të lejoj që për interesa të ngushta partiake apo klanore të cënohet qeverisja dhe kredibiliteti i qeverisë në sytë e publikut dhe jam tepër i vendosur të eci në këtë rrugë?.
Kështu Meta i ka dhënë përgjigje jo vetëm krerëve të partive anëtare të koalicionit por edhe atyre grupeve brenda PS që kanë kërkuar ndryshime të ministrave të caktuar./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego