Ora News - BSH: Në 2019 kursi i këmbimit do të qetësohet, leku u forcua me rreth 7%

Ora News Lajme 2018-12-31

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banka e Shqipërisë ka pritshmëri që kursi i këmbimit gjatë 2019 do të qetësohet.Gjatë prezantimit të raportit tremujor të politikës tremujore drejtues të këtij institucioni kanë vlerësuar se zhvlerësimi i euros gjatë këtij viti ka qenë shumë i fortë me rreth 6.5% më pak lekë. Forcimi i lekut gjatë 2018 krahasohet me ato që kanë ndodhur kursin e këmbimit në 97 apo me luhatjet e ndodhura në 2008-2009 si pasojë e krizës ekonomike botërore.

Ndërkohë përsa i përket të dhënave të deritanishme për muajin dhjetor tregojnë se leku është mbiçmuar ndaj monedhës evropiane në mesatarisht 123.6 euro/lekë e cila vlerësohet se është në linjë me sjelljen sezonale të fundviti. Por përtej kësaj sipas BSH-së janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që kanë ndikuar në këtë situatë siç është edhe ndryshimi i sjelljes së agjentëve financiarë i cili solli zhbalancim të raporteve të ofertës dhe kërkesës për valutë.

Sipas Bankës së Shqipërisë Këto goditje përshpejtuan ritmin e mbiçmimit të lekut duke e shmangur atë nga nivelet e sugjeruara dhe duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor e cila bleu rreth 400 mln euro.

Ndërhyrja e përkohshme e Bankës së Shqipërisë në tregunvalutor ka reduktuar zhbalancimet e ofertës dhe kërkesës për valutë ka qetësuar funksionimin e tregut valutor dhe ka frenuar ritmin e shpejtë të mbiçmimit të lekut .Në raportin e politikës monetare Banka e Shqipërisë theksoi se ekonomia shpitare vlerësohet nën potencial pasi nuk po shfrytëzon të gjitha kapacitetet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bsh-ne-2019-kursi-i-kembimit-do-te-qetesohet-leku-u-forcua-me-rreth-7

Share This Video


Download

  
Report form