Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 7-mujorin e parë të 2018 kanë hyrë në vendin tonë rreth 3 milionë shtetas të huaj, dhe vetëm gjatë muajit korrik numri i atyre që ka vizituar shqipërinë ka arritur në mbi 1 milionë.
Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT, numri i turistëve polakë në këtë 7 mujor të parë të 2018 është rritur me 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar , duke arritur shifren e 78 mijë përsonave. Ndërsa numrin më të lartë të atyre që kanë vizituar Shqipërinë e përbëjnë qytetarët e Kosovës me rreth 900 mijë persona, më pas vijnë maqedonasit, grekët, malazezët dhe italianët.
Ndërsa anglezët dhe zviceranët duket se nuk e kanë vënë Shqipërinë në listën e tyre për ta vizituar këtë vit pasi numri i vizitorëve nga këto shtet ka patur rënie.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-7-muaj-ne-shqiperi-kane-hyre-rreth-3-milione-shtetas-te-huaj