Porositi vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, arrestohet në Greqi Bledar Jambelli

Report TV 2018-12-31

Views 4

GREQI - Porositi vrasjen e kryepolicit të Vlorës Artan Cuku, arrestohet në Athinë të Greqisë Bledar Jambelli personi më i kërkuar nga policia e shtetit. Arrestimin e Jambellit e bënë me dije policia e cila deklaron se falë një bashkëpunimi me Interpol Tiranën dhe Interpol Athinën është arritur të prangoset Jambelli. 38-vjeçari me origjinë nga Fieri për Policinë e Shtetit njihej me emrat Bledar Jambelli dhe Rikardo Muho.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e krimeve të rënda dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Artan Cukut për hakmarrje për arrestimin në vitin 2012 kur Cuku mbante detyrën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Arrestimi i autorit të krimit, Mikel Shallari në 2 maj 2017, çoi në zbulimimin e dinamikës së vrasjes. Duke marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe i dënuar me 10 vite burg (Lexo këtu) Shallari rrëfeu se ishte paguar 3 mijë euro nga Bledar Jambelli për vrasjen e Cukut, ndërsa i ishin premtuar 20 mijë euro në total të cilat ai nuk i kishte marrë.

Sipas Shallarit, nëpërmjet kushëririt të tij Kristaq Leci, ai u kontaktua nga Jambelli duke i porositur vrasjen. Për këtë krim Shalalri u tha hetuesve se do të merrte 20 mijë euro por pasi kishte kryer vrasjen mori vetëm 3 mijë euro ndërsa nga ai moment as Leci dhe as Jambelli nuk i përgjigjeshin në telefon.

Identifikimi i Shallarit u bë nga gjurmët e ADN-s në rrobat që ai hodhi në një kosh mbeturinash pas postës numër 8-të në kryeqytet. Kjo ADN u identifikua nga autoritetet zviceriane të cilat kishin në arkivin e tyre profilin e Shallarit si një shtetas që disa vite më parë kishte qenë i arrestuar dhe dënuar atje. Për Jambellin rëndon masa e sigurisë arrest me burg në mungesë ndërsa ekstradimi i tij pritet të vendoset nga drejtësia Greke përgjatë muajit Janar 2019.

Share This Video


Download

  
Report form