Lulishte dhe kend lojerash tek aneksi i stadiumit “Arena Kombetare”

RTV KLAN 2018-12-29

Views 1

Teksa stadiumi ?Arena Kombëtare? po merr formë përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e zonës përreth. Për shumë kohë, hapësira mbrapa stadiumit ka shërbyer si një vend depozitimi mbetjesh, pa asnjë funksion, kurse sot po rigjallërohet si një kënd lodrash dhe mjedis çlodhës.

?Jam shumë i lumtur që shoh një projekt të ri të dy ndërmarrjeve shembullore të Bashkisë së Tiranës, të cilat me forcat dhe mjetet e tyre po kthejnë një hapësirë të degraduar të qytetit, si fusha pas stadiumit ?Qemal Stafa?, në një hapësirë fantastike për fëmijët e gjithë familjet e kësaj zone. Sigurisht, bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit në pranverën apo verën e vitit tjetër dhe besoj se shkon me premtimin tonë për të rikuperuar çdo hapësirë publike?, tha Veliaj.

Transformimi do të vijojë edhe me pjesën përballë stadiumit kombëtar, si parkingu nëntokësor dhe hapësira mes impiantit dhe rektoratit, që do të kthehet në një hapësirë pedonale. ?Në gjullurdinë e rrumpallën e viteve ?90 këtu janë kthyer e kompensuar prona, por ama çdo cep që kemi gjetur, që është ende pronë publike, e kemi transformuar. Ky transformim ka të bëjë me pjesën publike të fushës, pas stadiumit ?Qemal Stafa?, që do të vazhdojë edhe me pjesën përballë stadiumit; ka të bëjë me parkingun nëntokësor, që po ecën me ritme të jashtëzakonshme, sigurisht edhe me shpronësimin e ndërtesës 5 katëshe që është mes stadiumit dhe rektoratit, që gjithashtu do të largohet për të krijuar një tjetër hapësirë pedonale, si para, si pas stadiumit, kurse stadiumi do të dalë në pah si një ?xhevahir? i Tiranës moderne?, nënvizoi Veliaj.

Nisur nga suksesi i këndeve të lodrave në çdo lagje të Tiranës është menduar të lihet një hapësire, e cila në të ardhmen do shërbejë si opsion për të instaluar lodra të ndryshme për fëmijët e qytetit. ?Jam shumë entuziast që Viti i Ri do i gjejë fëmijët e kësaj zone me një kënd lodrash, që të mos jetë nevoja të shkojnë deri tek Liqeni për të luajtur. Është si dita me natën me atë që gjetëm, por gjithmonë më e mira është përpara, ndaj nuk besoj se ka dhuratë më të bukur nën pemën e Vitit të Ri, se sa një tjetër kënd lojërash dhe hapësirë çlodhëse për Njësinë 2. Ndaj, i uroj gëzuar festën fëmijëve nga mosha 1 deri në 100 vjeç?, deklaroi Veliaj, teksa siguroi se brenda mandatit tjetër në kryeqytet do të jenë mbi 100 kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse.

?Mezi pres që vitin tjetër, siç kemi bërë deri tani 37 kënde lojërash, ta dyfishojmë këtë numër dhe të kemi brenda mandatit tjetër mbi 100 kënde lojërash në Tiranë dhe hapësira rekreative?, u shpreh ai.

Rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo sipërfaqe e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form