Pas furtunës në qeveri, Rama mbledh 60' Kryesinë për organizimin para zgjedhjeve lokale

Report TV 2018-12-29

Views 2

TIRANE-Një ditë pas lëvizjeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm për rreth 60 minuta Kryesinë e partisë. Pjesë e mbledhjes së Kryesisë, sikur duket edhe nga pamjet e Report Tv ishin edhe ministrat e rinj e të larguarit. Sipas burimeve të Report Tv në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit, ndryshimi i të deleguarve në qarqe, por edhe Kongresin e partisë në mars, ku mund të shpallen zyrtarisht kandidatët për bashkitë.

Takimi i sotëm erdhi pas mbledhjes së djeshme të asamblesë, ku kreu i qeverisë njoftoi 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash. Kryeministri Edi Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe

Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali. Nga furtuna kanë shpëtuar, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për bërjen e detyrave, në të kundërt, tha ai, do shkarkohen

Share This Video


Download

  
Report form