Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku menjëherë pas saj Report Tv mësoi se kryeministri Edi Rama është nisur drejt qytetit të Fierit. Mbledhja e Kryesisë u zhvillua tri ditë pas Asamblesë Kombëtare të PS, ku u prezantua puna e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes, si dhe projektet gjatë vitit 2018.
Burime nga mbledhja bënë me dije për Report Tv se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar për vendimet e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila u mblodh të shtunën e 6 janarit. Gjithashtu, është diskutuar për çështjet organizative të partisë, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e 2019.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur që në 61 bashki të trajnohet nga një person për përdorimin e portalit të bashkëqeverisjes ?Shqipëriaqë duam.al?. ndërkohë, degëve të partisë iu është kërkuar të anëtarësojnë deri në tetor në portal anëtarët e PS.
Burime nga mbledhja i thanë Report Tv se kryeministri Rama iu ka kërkuar socialistëve të punojnë me zgjedhjet në parti, pasi sipas tij, ka kaluar afati. ?Të punohet me zgjedhjet në parti. Ka kaluar afati. Të bëhen zgjedhjet për kryetar, ku ende nuk është bërë?, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.