“Dhëndëri na rrihte vajzën, sapo doli nga burgu” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një konflikt familjar mbrëmjen e se enjtës ka përfunduar në tragjedi ne fshatin Topojan të Dibrës.Një 42 vjeçar mbeti i vdekur pas konfliktit me sende te forta me familjare te bashkëshortes se tij.Mësohet se Adriatik Jella nga Gjorica e Bulqizës kishte shkuar te familja e vjehrrit në Topojan për të marrë bashkëshorten dhe fëmijët, pasi ishin zhvendosur aty për shkak të dhunës qe shkaktohej prej tij.Por pas kundërshtimeve te bashkëshortes dhe familjareve, konflikti ka degraduar ne dhune me mjete të forta.Mësohet se Jella ka plagosur me thike një nga familjaret, por me pas ai është goditur me sende te forta në koke ku dhe ka humbur jetën menjëherë.Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se dje gjate drekës, Jella ishte takuar me kunatin e tij ne qendër te Maqellares, duke i prere veshët.Adriatik Jella sapo kishte dal nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për dhunë në familje.Ndërkohë tre pjestarë të familjes që kreu vrasjen janë shoqëruar në polici.

Share This Video


Download

  
Report form