Shmanget arratisja nga burgu i Peqinit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertet e Prokurorisë kane mbërritur ne Burgun e Peqinit për te zbardhur tentativën e arratisjes se vëllezërve Tafili dhe dy te denuarëve te tjerë. Një vit pasi u arratisën nga burgu i Drenovës, mbrëmjen e djeshme kanë tentuar të arratisen përsëri, këtë here nga Burgu i Peqinit. Bëhet fjalë për parandalimin e arratisjes së Admir dhe Genc Tafili, Fran Marashit dhe Gëzim Gurit. Sipas të dhënave të Prokurorisë, thuhet se falë ndërhyrjes së Prokurorisë Elbasan dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u be e mundur parandalimi i arratisjes se të dënuarve për vepra të rënda penale. Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Elbasanit ka paraqitur kërkesën për masë sigurie ?arrest me burg? për 5 zyrtarët e burgut dhe një shtetas tjetër, të cilët akuzohen për veprat penale të ?shpërdorimit të detyrës?, ?falsifikimit të dokumenteve?, ?ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?. Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga gjykata gjatë ditës së shtunë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa forcat e drejtorisë së policisë së Tiranës kane ekzekutuar vendimin e Gjykatës për Jetmir Guzit, i cili dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.

Share This Video


Download

  
Report form