Ora News - Basha: Rama vendos në qeveri kë të dojë, edhe shoferin a parukierin

Ora News Lajme 2018-12-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar nga selia blu ndryshimet në kabinetin qeveritar, tha se Rama fare mirë mund të kishte emëruar Ministër shoferin e tij apo parukierin sepse nuk ka kush ta ndalojë.

Basha tha se Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Sipas tij shkarkimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.

Basha: Ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte vendosur Ministër shoferin e tij dhe parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë. Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar, largimi i tyre nuk mjafton. Ata duhet të dalin para drejtësisë.Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për Ministra, ai qeveris direkt me oligarkët dhe krimin. Me ata përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur në këto 5 vite dhe me ta do të vazhdojë të qeverisë.

Ministrat e rij, kryeopozitari i cilësoi një miksim mes emrave anonimë, të paaftëve por edhe të korrupturve.

Basha: Ajo që ju ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonim, madje disa thellësisht të korruptuar. Por roli i tyre është vetëm të shërbejnë si fasadë e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me përfaqësues të krimit të organizuar. Në këtë kuadër e ka më të lehtë që vendimet që i merr bashkë me oligarkët dhe kriminelët ti vulosin ky grup njerëzish pa asnjë profil dhe përgjegjësi politike, por siç e thashë anonim, të paaftë dhe disa thellësisht të korruptuar, të njohur si njerëz të zhytyr në afera korruptive.

Basha u shpreh se ddryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të PS.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rama-vendos-ne-qeveri-ke-te-doje-edhe-shoferin-parukierin

Share This Video


Download

  
Report form