Ora News - Rama në Asamble: Studentët më dhanë një shuplakë, unë ktheva faqen tjetër

Ora News Lajme 2018-12-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nisi me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama, i cili deklaroi:

Edi Rama: Ky është një takim i pazakontë në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie. Në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të Shqiptarëve për Shqipërinë, por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë në emër të një jete më të mirë universitare.

Rama shtoi se "studentët më dhanë një shuplakë që mua më përvëlon njësoj si një ditë më parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër".

Në Universitete tranzicioni vazhdon

Edi Rama: "Ky brez është fëmija që vuan deformimet e sëmundjeve të tranzicionit të pafundëm që ne i kemi dhënë fund në shumë drejtime por shumëkund deri tash vetëm në letër.

I kemi dhënë fund tranzicionit kur i thamë stop dritat nuk vidhen më.

Edhe kur kaluam ligjin e arsimit të lartë. Por dritat nuk vidhen më, ndërsa universiteti ka ligjin në letër por jo ligjshmërinë në jetën e përditshme. Tranzicioni vazhdon. Në drejtësi jemi në një kohë të ndërmjetme mes tranzicionit dhe fundit të tij. Tek pensionistët, prona jemi në kohë të ndërmjetme"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-asambleja-e-ps-se-miratohet-kalendari-organizativ-zgjedhjet-e-ardhshme

Share This Video


Download

  
Report form