Protesta e studentëve, Rama: Na keni dhënë shuplakë, gati t’i plotësojmë pikat një për një

Report TV 2018-12-13

Views 0

TIRANE - Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se qeveria është gati të plotësojë tetë kërkesat e studentëve, madje edhe duke ofruar më shumë sesa kërkohet, por më parë palët duhet të dëgjohen duke dialoguar në mënyrë që pikat të zbatohen me përpikmëri. Paralelisht me punimet e Kuvendit, jashtë zhvillohej protesta e studentëve në ditën e 10-të 

Sipas kreut të qeverisë një problem madhor i studentëve sot është diskriminimi i tyre brenda mureve të universitetit, çështje e cila sipas Ramës duhet të marrë zgjidhje. Rama tha gjithashtu se kjo protestë e studentëve i dha një shuplakë qeverisë për të nxjerrë mësime në të ardhmen për përgjegjësitë e saj.

Nga ky dialog do të dalë një marrëveshje e kalendarizuar ku për çdo pikë përgjegjësit do të përgjigjen për zbatimin ose moszbatimin e çdo pike. Tetë pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati t'i realizojmë. Por në çfarë forme? Qeveria nuk është sot në konflikt me studentët, por është gjithë sy e veshë te studentët. I falenderoj për shuplakën ndaj qeverisë edhe ndaj meje, sepse janë ato që na bëjnë më të vetëdijshëm në punën tonë...  Tre çereku i atyre pikave nuk ka lidhje me qeverinë, janë çështje të brendshme të universitetit. Shpresa se forumet brenda universitetit mund t'i zgjidhin këto probleme, çfarë problemesh janë këto publikimi online i shpenzimeve të universiteteve është detyrë e qeverisë? Si mund të them po pa i parë në sy? Publikimin e shpenzimeve të universitetit online duhet ta bëjë çdo universitet... Ku është te tetë pikat që të mos iu kërkojnë para për provimet? Ku është te tetë pikat?  Nuk dua që protesta të mbarojë. Le të vazhdojë në çdo universitet në formën e një rrjeti të strukturuar njerëzish që sot nuk e mbyllin se janë aty për arsye ekonomike dhe ikin pastaj kokë ulur... Ajo që unë kërkoj është dialog, për të hapur një kapitull tjetër bazuar në këto tetë pika. Duhet të zgjidhimin çështjen e diskrimimit të tyre brenda mureve të universiteteve.

Share This Video


Download

  
Report form