Dënim perjete per Fadil Kasemin

RTV KLAN 2018-12-27

Views 3

Fadil Kasemi, i cili vrau me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtare Fildez Hafizi, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda duhet të dënohet më burgim të përjetshëm.

Në përfundim të hetimeve për krimin e rëndë që tronditi Tiranën një vit më parë, organi i akuzës ka kërkuar që autori ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ndaj 53-vjeçarit janë ngritur tri akuza, ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?, ?Rrëmbim e mbajtje peng personi? dhe ?Armëmbajtje pa leje?.

Në  31 Gusht të vitit 2017  ish-gjyqtarja Hafizi u qëllua me tre plumba nga ish-bashkëshorti teksa po futej në makinën e saj të parkuar në zonën e Xhamllikut.

Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore, Kasemi kërkoi që të aplikohej gjykimi i shkurtuar, por kjo kërkesë u rrëzua pasi me ndryshimet në Kodin e ri Penal, për krimet në familje nuk pranohet gjykimi shkurtuar.

53-vjeçari ka shpjeguar se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo fitoi studimet për në shkollën e Magjistraturës në vitin 2015.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form