Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë në ditën e 53-të. Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që një paralelisht me protestën, një makinë është përfshirë nga flakët në vendin ku banorët kanë bllokuar rrugën. Report Tv mëson se nga zjarri që ka rënë në këtë makinë nuk ka të lënduar. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sërish i pranishëm në këtë protestë. Basha tha se Veliaj dhe Rama ndryshuan planin e Tiranës për të lejuar që biznesmeni Edmond Bego të ndërtojë pallate. Basha kërkoi nga Veliaj që të publikojë Planin Vendor të Detajuar të Tiranës.
Ndërkohë që banorët kanë kërkuar sërish sot anulimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Banorët e kanë quajtur këtë projekt një aferë korruptive. Në protestën e tyre banorët e zonës së ?Astirit? nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i ?Unazës së Madhe?, por anulimin e plotë të projektit.