Qeveria mori 4 vendime të cilat kryeministri Edi Rama i argumentoi si zgjidhje të 8 kërkesave të studenteve qe protestuan për 2 javë. E nisi me tarifat, meqenëse studentët e kanë renditur si pikë të parë rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit. Për nivelin e parë të studimeve bachelor duke nisur nga Janari i 2019-ës qeveria vendos të zgjerojë skemën e financimit 100% nga buxheti i shtetit.
?Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit. Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj.?
Skema e përfitimit është zgjeruar edhe për studentët e ekselencës.
"Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi. Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10".
Për pjesën tjetër qeveria vendosi mbulimin në masën 50%, duke vene një kusht për këdo që dëshiron të ndjekë studimet e larta.
"Të gjithë studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit. Studentët e humbasin këtë mundësi nëse nuk mbajnë gjatë studimit një mesatare mbi 6 në vitet pasardhëse?.
Financim deri në 50% të tarifës së regjistrimit, u vendos të ketë edhe për studentët e nivelit master, që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, apo i përkasin kategorive tetra e paraplegjikë, të cilët aktualisht paguajnë tarifën e plotë.
Zgjidhje është menduar t?i jepet edhe konvikteve, dhe për këtë kryeministri bëri një premtim.
?Brenda këtij mandati restaurojmë të gjitha godinat e studentëve?
Sa për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, Rama ishte i prerë.
"Ligji i arsimit të lartë nuk preket".
Një mesazh adresoi edhe për pedagogët firmëtarë që janë kundër ligjit.
"Përpara sesa pedagogët të shkojnë tek ligji është mirë që secili të provojë përputhjen e vet me ligjin sa i takon atyre që pretendon apo atyre që ai është, doktor... profesor.. i asociuar..."
Ndaj dhe i paralajmëroi se çdo titull akademik dhe verifikim i plagjiaturave të doktoraturave e teksteve mësimore do të kalojë shumë shpejt në skaner.
Ndonëse në mënyrë të drejtpërdrejtë në fjalimin e tij nuk iu referua opozitës si nxitëse të një pjese të protestës së studentëve, Kryeministri tha se nuk do të ndalet vetëm me miratimin e 8 kërkesave të studentëve, duke i cilësuar kushtet e vëna ndaj qeverisë së tij të arsyeshme.
?Unë do udhëheq protestën dhe do e kap siç kam kap të all institucionet. Jam i bindur që dialogu do vazhdojë dhe në fund do kemi një marrëveshje me studentë, po nuk mbaron këtu qasja jonë dhe paket...