Report Tv-Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen

Report TV 2018-12-25

Views 0

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Lindjen e Krishtit. Në Tiranë, besimtarët katolikë festuan në një meshë që u mbajt në Katedralen e "Shën Palit" në mesnatë (Lexo këtu). Imzot George Frendo gjatë fjalës së tij në meshën e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit referuar ngjarjeve të fundit politike ka bërë apel për dialog dhe jo dhunë. Ai u shpreh se problemi më i madh i Shqipërisë sot është largimi i të rinjve, prandaj u bëri apel pozitës dhe opozitës që të ulen për të zgjidhur problemin e papunësisë. Frendo këshilloi të rinjtë që të kërkojnë më shumë për të krijuar një Shqipëri më të mirë, ndërsa shtoi se shqiptarët ka vuajtur shumë dhe tani meritojnë një jetë më të mirë.

Ndërsa mesha e ortodoksëve u mbajt mëngjesin e sotëm në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? e cila u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Dita e Krishtlindjeve në Shqipëri festohet jo vetëm nga besimtarët e krishterë. Shumë shqiptarë festojnë Krishtlindjet si një ditë që sjell më shumë paqe, tolerancë dhe harmoni.

Nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku ka dhënë një mesazh për vëllazërim të të gjithë popujve në botë. Në meshën e Krishtlindjeve, Papa uroi të gjithë popujt e botës dhe uroi që të gjithë të jenë vëllezër, pasi sipas tij, vëllazëria është ajo që vlen si për familjen edhe për shoqërin

Share This Video


Download

  
Report form