Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Nga Mallakastra, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se premtimet e Ramës janë një tufë me gënjeshtra, që e kanë gënjyer edhe PS. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se PS drejtohet nga një sekt kriminal dhe jo nga socialistë që edhe mund të bëjnë gabime.
Kryemadhi: Mesazhi im është shumë i qartë, sepse është shumë e thjeshtë për ti konsideruar të gjitha premtimet e Edi Ramës një tufë gënjeshtrash, të cilat jo vetëm që kanë gënjyer qytetarët, por mbi të gjitha kanë gënjyer Partinë Socialiste.
Unë kam shumë miq në Partinë Socialiste, sepse vij edhe vetë nga PS-ja dhe kur kam ikur nga aty, ndryshe nga Kejdi apo nga Endriti që kanë qenë fëmijë në atë kohë dhe sot kanë marrë një pozicionim tjetër, apo Adi që kemi qenë bashkë në Partinë Socialiste, ajo ç?ka kemi vënë re ne është që, shpërdorimi që i është bërë PS-së, ka kaluar çdo kufi, sepse tashmë atë nuk do e drejtojnë socialistët me gabimet e tyre dhe defektet e tyre, por e drejton një sekt kriminal, i cili të gjithë pasurinë e Shqipërisë e ka dhënë në tre-katër duar që nuk i dimë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë, i cili të gjithë Buxhetin e Shtetit e ka dhënë përsëri në 3-4 duar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-ps-eshte-bere-si-buxheti-i-shtetit-e-drejton-nje-sket-kriminal