Dite e Re - Boçi: Ruçi e ka bërë modë. Drejton parlamentin me arsyetim ushtarako-policesk

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është përplasur dje (25 janar) gjatë seancës parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Boçi, i ftuar në emisionin 'Ditë e Re', ka sqaruar arsyet e debatit me Ruçin. Ai u shpreh kryetari i Kuvendit i ka ndërperë fjalën ndërsa po replikonte në foltore ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Deputeti demokrat nënvizoi se Ruçi po e drejton parlamentin duke përdorur një arsyetim ushtarako-policesk

Luçiano Boçi: "Unë e kërkova fjalën për procedurë. Deputeti mund ta marrë fjalën menjëherë për procedurë ose për replikë.

Procedura është e përcaktuar që deputeti mund të japë sugjerime, vërejtje për mënyrën sesi drejtohet seanca për propozime, ndryshime në mënyrën e të folurit të deputetëve, gjëra që përputhen me rregulloren por që është përdorur si armë efikase nga gjithë opozita gjatë gjithë këtyre 27 viteve në parlament për të thënë gjëra përtej procedurës, për të bërë edhe replika të munguara që janë të nënkuptuara në rastet kur nuk përdoret emri, për tema të rëndësishme dhe për të thënë të vërtetën që shqetëson njerëzit.

Reagimi im ishte i tillë. Dëgjova ministren e Arsimit që renditi një sërë gënjeshtrash një pas një dhe gjithçka ishte e natyrshme. Kërkova fjalën për procedurë, kërkova nga kryetari Kuvendit të mos ma ndërpriste fjalën. Brenda një normaliteti komunikues për të thënë edhe unë brenda një hapësirë kohore farë të vogël 2 minuta idetë dhe kundërshtitë e mia në lidhje me temën që po diskutohej.

Ruçi e ka bërë modë. E ka në kostumin e tij politik të bëjë pjesën e kundërshtisë, se për atë punë është vendosur aty, ti ndërpesë fjalën çdo përfaqësuesi të opozitës. E kishte bërë me z. Gjunkshi para meje, e bëri dhe me mua brenda një arsyetimi të tipit ushtarako-policesk, rregullorja është këtu, ka kufij.

Ndërkohë që në replikat e shpeshta që kam pasur me të i kam thënë që parlamenti është tempull i fjalës dhe fjala është elementi kryesor, është bibla e parlamentit dhe nuk mund të ketë ato kufij kaq striktë brenda një rregulloreje që është memectë ndërsa fjala ka emocionin, katë vërteën brenda, artikulimin. Unë kërkova të hidhja idenë time, replikën mund ta bënte vetë kryetari i parlamentit ose ministrja në fjalë, për të cilën dola në foltore."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/boci-ruci-po-drejton-parlamentin-me-arsyetim-ushtarako-policesk

Share This Video


Download

  
Report form