http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat në Elbasan tha se Edi Rama do ta pësojë nga protestat e shumta që po zhvillohen ndaj qeverisjes së tij. Me një gjuhë të ashpër madje ajo i bëri thirrje kryeministrit Rama që të shpëtojë veten dhe familjen e tij ose ndryshe do ta ngrenë zgupthi. Ajo tha se duhet të punohet e folur me qytetaret për ta përmbysur këtë klikë kriminale e cila sipas saj, çdo ditë e më shumë po ia pi gjakun shqiptarëve. Ky njeri që ka marrë sot peng Shqipërinë duhet ta kuptojë që ka vetëm dy rrugë ose fundin e tmerrshëm ose tmerr pa fund, sepse gratë dhe vajzat shqiptare nuk do të ndalen, më shumë nuk do të ndalen nënat, të cilat e japin jetën për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre, ti bëjë mirë llogaritë Edi Rama sepse nuk ka prindër që lë fëmijët e tij në rrugë sepse i do qejfi Edi Ramës. Edi Ramës i erdhi momenti, o sot o kurrë, prandaj o të shpëtojë veten dhe familjen e tij, ose shqiptarët do at ngrenë zgupthi, jo burrat, por do ta ngrenë gratë shqiptare sepse e kanë ndarë mendjen për të ndërtuar familjet e tyre në Shqipëri dhe për ti dhënë të ardhme Shqipërisë. Ju bë thirrje sot që të gjithë ju. Ju drejtuesve të strukturave të LSI-së në Elbasan, të fillojmë çdo ditë, pa ndalim, edhe natën e Vitit të Ri, edhe natën e Krishtlindjeve për të krishterët dhe çdo ditë të zotit, nga mëngjesi deri në darkë, derë më derë me njerëzit për t`i sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar me socialistët, të cilët ndihen më të frustruar dhe më të terrorizuar se kushdo tjetër. Për të zgjuar dhe për të përmbysur këtë klikë kriminale, që ka uzurpuar jo vetëm Partinë Socialiste, por ka uzurpuar të gjithë Shqipërinë dhe shtetin shqiptar. Për ta përmbysur këtë klikë kriminale, e cila çdo ditë e më shumë po i merr shpirtin dhe po ia pi gjakun Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mos mendoni që duke qenë indiferentë, Rama do të ikë vetë. Se nuk mbaron pilafi në kazan, jo. Rama nuk ikën, Ramën do ta largojmë ne. Nuk do ta largojnë partitë politike, por do ta largojnë shqiptarët sepse shqiptarët janë ata, të cilët e ndjejnë dhimbjen më të madhe. Kryemadhi tha se LSI do të vazhdojë të mbështesë studentet deri në fund duke I quajtur mese të drejta kërkesat e tyre. Në fakt kemi përreth 17-18 ditë që studentët shqiptarë vazhdojnë protestojnë. Do të vazhdojnë edhe ditët e pushimeve për ta mbajtur zjarrin ndezur, në mënyrë të tillë për ti thënë Edi Ramës që ata nuk harrojnë. Nuk harrojnë sepse janë shumë të vëmendshëm dhe janë më të vëmendshëm se klasa politike. Janë dhe më të vëmendshëm se ne, janë edhe më të vëmendshëm edhe se sa shumë të tjerë ndërkombëtarë, apo edhe institucione të tjera, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar këtë lloj destabiliteti ekonomik dhe politik në Shqipëri. Kur kam thënë që duhet të harroni teserat e partisë dhe flamurin e partisë, vazhdoj ta rithem përsëri. Sepse protestat e studentëve nuk janë thjesht protesta studentësh...