Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Edhe seanca e sotme ka nisur me debate për çështjet e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Opozita ka kërkuar që sot mos futet në rend ditë kjo çështje, pasi sipas tyre mazhoranca kërkon të kapë edhe këtë institucion. Kuvendi miratoi dje kandidaturat e Suela Popës, Edlira Luçit, Ritvan Bodes, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit.
Ndërsa sot pritet të zhvillohet seanca dëgjimore me Arben Malajn.
Edmond Spaho: Ju në mënyrë autoritaristë pa respektuar jo traditat, por as rregulla të rregullores e futet këtë në rendin e ditës dhe po votoni ata që doni ju edhe në emër të opozitës prandaj e kundërshtojmë.
Oerd Bylykbashi: Këtë që po bëni është shkelje flagrante e kushtetutës. Objektivi është i qartë, doni të kapni edhe bankat. BSH është organ i pavarur, organ kushtetues i pavarur. Çdo veprim për kapjen e BSH thyen kushtetutën. Ligji e përcakton që propozimet vijnë jo nga një organ i vetëm.
Këshilli është organi drejtues, e thotë kushtetuta. Rregullorja e përcakton qartë. Kandidaturat vijnë me 28 firma. Një kandidat 28 firma për të fragmentuar grupi dhe mos ketë kontroll nga një dorë e vetme.
Balla mbron Ridvan Boden
Taulant Balla: Të kandidosh duhet të aplikosh. Kuvendi ka hapur një proces dhe në këtë proces kanë ardhur 30 kandidatë. Kush nga anëtarët e komisionit të Ekonomisë shfaqën interes për të vlerësuar kandidatët që aplikuan. Grupi PS bëri thirrje, ndërkohë e futëm në një imaps të paimagjinueshëm. Nëse ju do të kishit përzgjedhur një nga ato kandidatura që kanë aplikuar dhe shfaqur interes, mund ta kishe sjellë. E drejta e PS-së për të mbështetur kandidatura na takon dhe nuk e negociojmë aspak me ju. Qeveria është tërësisht autonome në këtë proces
Në krah të kundërt të qëndrimit të Berishës ka zgjedhur këto dy kandidatura nga opozita. Të më thuash ti mua se Ridvan Bode është i imi dhe unë kam çuar Boden të kapë bashkë me Edi Ramën bankën e Shqipërisë është turp! Nuk mund të vijë dita që Oerd Bylykbashi ti bëjë gjyqin Ridvan Bodes në këtë seancë. Ta thotë që ne kemi kapur Ridvan Boden, kur Ridvan Bode ka qenë ministër në dy qeverisje të ndryshme të PD-së, edhe në Saliun e parë dhe në Saliun e dytë.
Po ashtu dhe Suela Popa është kandidaturë serioze dhe në asnjë moment nuk mund të konsiderohet si përfaqësues i PS-së. Nuk është përfaqësuese e PS-së. Nëse ju do të kishit diçka serioze, dje ishte votimi. Nuk kishit pse të shkonit të flinin gjumë, se një opozitë që mbushi një mal dhe prodhoi dy vezë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/opozita-mazhoranca-po-tenton-te-kape-edhe-banken-e-shqiperise