http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Disa studentë që ishin futur në takimin e kryeministrit Rama në Universitetin e Vlorës kanë qëndruar vetëm pak minuta më sallë.Ata i kanë shprehur kreut të qeverisë pakënaqësite e tyre dhe në shenjë proteste për faktin që përzgjedhja e studenteve për të qënë pjesmarrës në këtë takim ka qënë selektive dhe për faktin që kundërshtojnë dialogun me Ramën për 8 kërkesat e tyre, u larguan nga salla.Studentet thanë se nuk kanë ndërmend të protestojnë për të rrëzuar qeverinë por për të plotësuar të gjitha kërkesat e tyre që janë problem reale ne Universitetet Publike.Më tej duke thirrur ? E duam Shqipërinë si gjithë Europa? disa prej tyre lanë sallën.Duke marrë fjalën pas këtij moment Rama, tha se studentet nuk I ka future njeri me zor në sallë e në këtë mënyre askush nuk I mban me zor brenda.Rama shtoi se nuk e ka keqkuptuar asnjëherë protesten e studenteve, madje ka deklaruar edhe më heret se ajo ka qënë një mësim për qeverinë.Ai tha gjithashtu se disa nga kërkesat dalin edhe jashtë modelit që kanë vendet europiane, sic ndodh psh me rritjen e peshës së votës së studenteve deri ne 50% apo edhe përfaqësimin studentor në bordin e administrimit.Kryeministri deklaroi se edhe pagesa e tarifave duhet të jetë e përshkallëzuar duke nisur që nga cilësia e studenteve e deri tek kategoria e familjes nga ata vijnë.