Ora News –Basha kritika deputetëve: Jo largim nga salla. Duhet një grup, një qëndrim

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda pak ditësh Partia Demokratike, pritët t?i kërkoj Kuvendit ngritjen e dy kosmioneve hetimore parlmentare, atë për kryerjen e transaksionit për kalimin e Kompanisë ARMO tek kompania IRTC, të regjistuar në ishujt Virxhin, pas të cilës PD thotë se fshihet biznesmeni Besnik Sulaj, dhe hetim parlmentarë për pocesin e pranimeve në universitete. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit, Basha, ka kritikuar deputetët për largimin nga Kuvendi një jave më pare, duke iu thënë atyre se duhet të përballen në grup me të njëjtin qëndrim. Edhe pse gjatë diskutimit në komisionet parlamentare nuk e ka shoqëruar me debat, ligjin e importit te mbetjeve, kryetari i opozitës e ka cilësuar skemë mafioze e kriminale.
Kryetari i Partisë Demokritike Lulzim Basha ka kritikuar deputetët për largimin nga kuvendi javën e kaluar gjatë diskutimeve dhe përplasjeve me kryeministrin Edi Rama mbi situatën e drogës.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, burimet i thanë Ora Neës, se Basha ka theksuar se largimi i opozitës nga Kuvendi nuk ishte i pa drejtë duke u kujtuar atyre se duhet përballje në grup kundër qeverisë.
Duke folur për procesin e hartimit të ligjeve për reformën në drejtësi, dhe mosmarrëveshjet për ligjin mbi oragnet e qeverisjes sistemit gjyqësore, kryetari i opozitës ka deklaruar se mazhoranca ka prishur marrveshjen duke e kthyer procesin në pikën zero. Sipas Bashës me ligjet e paketës së reformës në drejtësi, shumica parlamentare po tenton të kapë sistemin, ndërsa anëtarët e opozitës nuk do marrin pjesë në komisionin e psaçëm deri në reflektimin e amendamenteve të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-deputeteve-largimi-nga-kuvendi-te-enjte-jo-i-drejte/

Share This Video


Download

  
Report form