Report TV - Studenti: Si e bëre shtëpinë në Surrel? Rama: Me sakrificë në emigracion!

Report TV 2018-12-19

Views 2

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Vlorë me studentët ka folur edhe për pasurinë e tij duke u kthyer përgjigje edhe akuzave të herë pas hershme të opozitës. Një student e pyeti kryeministri se ?Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë si e ke bërë?? Rama i cilësoi gënjeshtra akuzat, ndërsa sqaroi se si e kishte vendosur pasurinë. ?Unë nuk kam deklaruar se kam vetëm 2 mijë euro kjo është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe si emigrant, si të gjithë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion. E dyta, shtëpinë jo vetëm që është e deklaruar në cdo detaj, por edhe taksat i ka të gjitha të regjistruara. Mos u bëj si Saliu të keqen vëllai. Pasi në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por si të bregut jo si Saliu? tha Rama.

Një tjetër student e akuzoi kreun e qeverisë për udhëtime luksi, por Rama u përgjigj duke thënë se udhëtimet si artist i paguan nga shpenzimet e veta. ?Cdo ministër dhe kryeministri e ka të ndaluar të bëjë pushimet jashtë vendi, meqë më fole për udhëtimet turistike. Është hera e parë në historinë e një shteti që dhuratat, që merr, nuk i merr kryeministri, por regjistrohen dhe ruhen në Kryeministri. Kur të iki nga kryeministria, kush do të vijë do të shikojë që aty kanë kaluar njerëz, kanë lënë dhurata dhe ato i përkasin popullit shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS