Ne proteste edhe studentet e Tetoves

RTV KLAN 2018-12-18

Views 1

Studentë në shenjë revolte për pakënaqësitë e tyre, kanë protestuar në qendër të qytetit të Tetovës duke shpalosur 15 kërkesat e tyre. Protestuesit theks të veçantë i kanë vendosur korrupsionit dhe politizimit të arsimit të lartë.

Protesta filloi dhe përfundoi pa ndonjë incident. Burime nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thanë për Klan Macedonia se nuk ka qenë e paralajmëruar. Protesta u mbikëqyr nga forca të rendit. Nga Ministria e Arsimit thanë se zhvillimet si dhe protesta e sotme, nga ky dikaster po ndiqen me seriozitet dhe përkushtim. Kjo vlen edhe për kërkesat e shpalosura për të cilat paraprakisht në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar, thanë për Klan Macedonia nga Ministrinë e Arsimit.

Ministri Arbër Ademi, ndërkaq u shpreh se mbron qëndrimin e paraqitur në Klan Debat se Ligji për Arsimin e Lartë, i miratuar në muajin Maj, synon thellimin e reformës universitare me qëllim të luftimin të të gjitha anomalive dhe vënies në plan të parë të cilësisë së arsimimit si resurs kryesor për zhvillimin e shoqërisë.

Share This Video


Download

  
Report form